Shërbimet Tona

Ne operojmë nëpërmjet hartimit të planeve të personalizuara të veprimit sipas nevojave tuaja për dezinfektim për t`ju garantuar një familje ose një ambjent pune të shëndetshëm.

Ne përdorim produkte jo invasive, jo korrozive, virucide dhe eco friendly të cilat janë të autorizuara dhe që përmbushin standartet Shqiptare sipas ISHP dhe OBSH. Ne udhëhiqemi nga ndjekja e një eksperiencë si dhe standarteve zvicerane gjatë procedurave tona, që fillojnë me korrektësinë ndaj Jush, me respektimin nevojave tuaja si dhe me përgjigjen eficente dhe në kohë të ofrimit të shërbimit.

Ne përdorim produkte që nuk dëmtojnë lëkurën, respektojnë të gjitha llojet e sipërfaqeve (druri, xhami, plastike, banaqe, mokete guzhina apo instrumenta pune) të cilat kanë një rreze të gjerë të eliminimit të organizmave të dëmshëm sikurse janë bakteriet dhe viruset për të ofruar një shtëpi të sigurt për fëmijët, kafshët shtëpiake, bimët dhe hapësirat e kuzhinës.

Dezinfektimi adaptohet me vendin tuaj të jetesës (ambjente dite, ambjente të përbashkëta, dhoma gjumi, zyra, makina, etj) sikurse edhe me ҫdo vend publik apo pune të tilla si restorante, shkolla, qendra tregëtare, supermarkete, dyqane, banka, salla mbledhjesh, zyra individuale, klinika mjeksore apo në ambjente të hapura, vende publike apo ambjente sportive të tilla si pishinat, fitness apo dhoma zhveshjeje.

Në gamën e shërbimeve tona janë edhe tunelet dezinfektuese me cilësi të lartë dhe garanci, të cilat vijnë si një kërkesë e shtuar në masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së COVID 19.